Petkoviq: Asociacioni – tema më e nxehtë e takimit Kurti – Vuçiq

Bruksel, 27 shkurt 2023 – Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të jetë tema mëe nxehtë e takimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Petkoviqit, Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit, ndërsa Vuçiqi po insiston pikërisht për këtë.

“Shtizat po thyhen rreth kësaj teme (Asociacionit) dhe kjo është arsyeja përse ka shumë nervozizëm. Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat deri në fund të ditës”, ka thënë Petkoviq për televizionin Pink.

Petkoviq nuk është përgjigjur në pyetjen se a do të nënshkruhet diçka sonte në Bruksel. Ai ka thënë se “kjo nuk është kurrfarë Dite D”.

(r.m.)