Petkoviq: Kurti nuk do marrëveshje, nuk do asgjë

Beograd, 18 shtator 2023 – Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk do bisedime” e as “kompromis” me Serbinë.

“Kurti nuk e do Asociacionin e komunave [me shumicë] serbe; Kurti është ai që nuk ka dashur të bisedojë për shtensionimin [e situatës në veri të Kosovës]. Vuçiq, qartazi, ka treguar se është i gatshëm për zgjidhje kompromisi, sepse kjo është mënyra e vetme për t’i mbrojtur serbët në Kosovë”, tha Petkoviq.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë se në çfarë kushtesh të pamundura po negociojmë”, shtoi ai.

Sipas tij, Kurti “nuk do zgjedhje, nuk do marrëveshje, nuk do asgjë”.

“Për ne, dialogu dhe kompromisi nuk janë fjalë të këqija, por një rrugë për të shkuar në drejtim të shtensionimit, për të siguruar paqen në rajonin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Petkoviq.

Rundi i fundit i dialogut u zhvillua më 14 shtator. Të hënën, Kurti tha se emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, u pozicionua qartë kundër Kosovës.

Ai tha se në këtë takim dukej se mes Lajçakut dhe Vuçiqit kishte një koordinim për krijimin e një “skenari alternativ”, për zbatim të pjesshëm të Marrëveshjes Bazë për normalizim të raporteve, më saktë për zbatimin  pjesëve që i do Sebia.

(r.m.)