Beograd, 22 shtator 2021 – Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me veprimet e tij po rrezikon edhe destabilizimin e rajonit.
Në një deklarartë të lëshuar nga Zyra e Petkoviqit thuhet se Kurti, me veprimet e tij, “dëshiron të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin në rajon”.
“Si planifikon të negociojë Kurti kur te njerëz duarthatë shkon me automjete të blinduara, snajperistë dhe gaz lotsjellës?”, thuhet në deklaratë.
Zyra e Petkoviqit e akuzon Kurtin se pominon “kompromisin” me “politikën e dhunshme dhe agresive”.
Në deklaratë po ashtu thuhet se protestat e serbëve në Jarinjë dhe Bërnjakë “nuk janë veprim i njëanshëm, por reagim ndaj veprimeve të paligjshme të Prishtinës, e cila qe 3.077 ditë shkel hapur Marrëveshjen e Brukselit dhe tani do që ta ndalojë edhe jetën në veri”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të mërkurën se Kosova dhe Serbia duhet t’i heqin plotësisht targat e përkohshme.
(r.m.)