Shqiptaro-amerikanit, Petrit Alibeaj, i jepet flamuri amerikan që u valvit në Kongresin Amerikan (Capitol Hill)
Nga Fuat Memelli
Veprimtari i palodhur Petrit Alibeaj, ka marrë disa vlerësime në jetën e tij, por siç theksonte ai në postimin e vet “ky është ndër vlerësimet më të mëdha që kam marrë në jetën time. E vlerësoj të tillë pasi është vlerësim nga shteti amerikan, i cili ka mbështetur historikisht popullin shqiptar. Në çertifikatën shoqëruese me flamurin thuhet: ”Me kërkesë të senatores së nderuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Elizabeth Warren, ky flamur u valvit për Petrit Alibeaj në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane “.
Është një traditë e bukur amerikane që flamujt të cilët valviten mbi ndërtesën e famshme të Kongresit, të njohur ndryshe si Capitol Hill, përdoren vetëm një herë dhe ruhen si simbole të vyera amerikane. Ata ruhen për t’tja dhuruar miqve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe figurave të shquara të fushave të ndryshme.
Duke lexuar këtë shkrim lexuesi mund të pyesë: çfarë ka bërë Petriti që mori këtë vlerësim? Gjatë 20 vjetëve që jeton në Boston, ai ka marrë pjesë aktive në takime e veprimtari të ndryshme me përfaqësues të shtetit amerikan në interes të komunitetit shqiptar të Bostonit si dhe të shtetit amerikan. Kështu mund të përmendim takimin me ish kryetarë të bashkisë së Bostonit, me guvernatorë si dhe sekretarë të shtetit. Në këto takime ka shkuar si përfaqësues i Shoqatës “Besa –Besën” që drejton prej disa vjetësh. Në këto takime ka kërkuar një qendër për komunitetin shqiptar të Bostonit, marrjen e autorizimit nga bashkia për festimin e Ditës së Flamurit te sheshi i bashkisë, për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë si dhe për pritjen e presidentit Bujar Nishani kur erdhi në Boston. Duke vlerësuar figurën e veteranit, Petriti është takuar disa herë me veteranët shqiptaro-amerikanë të
Duke mbyllur këto rradhë për vlerësimin e tij, dua të theksoj se te Petrit Alibeaj spikat shpirti i tij patriotik. Ai është një njeri që di të ndërtojë ura miqësie. Dhe këto “ura” nuk i bën me ndonjë urdhër nga lart, por nga urdhëri i ndëgjegjes. Siç e mbyll ai postimin e vet për këtë vlerësim :” Të jetosh larg Atdheut e me shpirt të ndihesh si me qënë në Atdhe, meriton një “qiell” këtu e një “qiell” atje”.