Tiranë, 14 shtat 2023 – Aktori i njohur Petrit Malaj wshtw emwruar ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
Pak pas publikimit të dekretit për emërimin e tij, z. Malaj e ka cilwsuar detyrwn e re si “sfidë profesionale, patriotike, shtetërore e shpirtërore”.
Ai ka thwnw se marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë janë të natyrës strategjike.
“Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë, domosdoshmërisht janë të natyrës strategjike, me rëndësi të patjetërsueshme dhe me një rol unik për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të dy vendeve dhe gjithë rajonit”, ka shkruar Malaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot ndihem i nderuar nga propozimi i Kryeministrit Edi Rama dhe Dekretimi i Presidentit Bajram Begaj, për të qenë Ambasadori i Shqipërise në Kosovë.
Në lutjen që i drejtoj Zotit për të qenë të gjithë bashkë triumfues në këtë sfidë profesionale, patriotike, shtetërore e shpirtërore që nuk ka asnjë shans tjetër perveçse të jetë e fituar në emër të gjithë shqiptarëve, i falenderoj për besimin e dhënë.
E cilësoj këtë detyrë si të veçantë ndaj nuk do ndalem në asnjë mur apo pengesë që mund të më dalë përpara, për të çuar më tej zhvillimet aktuale, që përkthehen në zhvillim të përbashkët të qytetarëve tanë. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë, domosdoshmërisht janë të natyrës strategjike, me rëndësi të patjetërsueshme dhe me një rol unik për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të dy vendeve dhe gjithë rajonit. Suksesi i këtij misioni nuk është i lidhur me asnjë emër individi, por është detyrimi fisnik i cdo shqiptari.
Mirë u takofshim në Kosovë.
(r.m.)