Vjenë, 30 nëntor 2021 – Wolfgang Petritsch, ish përfaqësues special i Bashkimit Evropian (BE) për Kosovën dhe kryesues i ekipeve negociuese të BE-së në konferencën e Rambujesë, ka thënë se emërimi i Christopher Hillit ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi “do ta ndryshojë ekuacionin” në Ballkan.
Z. Petritsch, në një intervistë për rrjetin televiziv “Al-Jazeera”, ka thënë se ky emërim është provë se SHBA do ta forcojë ‘fuqinë e butë’ të BE-së në Ballkan.
“Kjo do të thotë se ne (BE) tani do të kemi një përkrahje më të fuqishme të SHBA-së dhe unë besoj se kjo vërtet do ta ndryshojë shumë ekuacionin në Ballkan”, është shprehur ai.
Petritsch ka thënë se ai ka miqësi me ambasadorin Hill dhe se në muajin dhjetor ai do ta ketë një takim privat me të, në Uashington.
“Kam punuar shumë ngushtë me Christopher Hill-in për çështjen e Kosovës. Edhe pas kaq shumë vjetësh, ne jemi ende miq. Në muajin dhjetor unë do ta takoj në Uashington, në cilësi private”, është shprehur ai.
Petritsch ka shprehur pikëpamjet e tij edhe mbi zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe procesin eintegrimit të këtyre shteteve në Bashkimin Evropian.
(r.m.)