Tiranë, 23 korrik 2021 – Deputeti i zgjedhur i PS-së, Petro Koçi është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për të dëshmuar lidhur me denoncimin e tij për krim të organizuar në Fier, ditën e hënë, raporton News 24.
Thirrja nga SPAK e kreut të PS-së në Fier, vjen pas denoncimit që bëri në rrjetet sociale për tenderat në Bashkinë e Fierit, për të cilat tha se janë në duart e trafikantëve.
Një ditë më parë u mësua se SPAK kishte nisur verifikimet për deklaratat e forta të kreut të PS-së në Fier.
Ne postimin e tij në Facebook, Petro Koçi fliste për “protagonistë të trafikut te droges dhe te dhunes” që sipas tij fitojnë tendera publikë.
Marrjen e tenderave, ata e realizonin sipas kreut të PS-së, “ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit”.
POSTIMI I PLOTE I PETRO KOÇIT NE RRJETET SOCIALE”
Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji.
Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike.
Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike.
Kete e realizojne ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit.
Te fuqizuar sidomos duke lare parate e pista ne industrine e ndertimit ata vazhdojne te pervetesojne fitime kolosale nga taksat tona.
Organet ligjzbatuese nuk duhet te lejojne qe qyteti yne ti nenshtrohet botes se krimit te organizuar.
(Panorama.al)