Phillips: Asociacioni është i tepërt, serbët kanë mjaft të drejta në Kosovë

Prishtinë, 25 tetor 2021Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Philips, ka deklaruar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është i panevojshëm, sepse pakicat në Kosovë kanë mbrojtje dhe mjaft të drejta. 

“Asociacioni është i tepërt. Kushtetuta e Kosovës parasheh një seri masash në mbrojtjen dhe promovimin e pakicave, të cilat po ashtu mbrohen nga parimet e Ahtisaarit. Marrëveshja që zoti Thaçi e kishte bërë për Asociacionin ishte e keqe që në fillim”, ka deklaruar Phillips për RTV Dukagjini.

Philips ka thënë se Asociacioni do të krijonte ndarje të mëdha në veri të vendit dhe do të minonte sovranitetin e vendit.

Ai ka thënë se Kosova duhet të kërkojë që shqiptarët në Luginë të Preshevës të kenëpo aq të drejta sakanë  serbët në Kosovë.

“Nëse Kosova ecën para me Marrëveshjen e Asociacionit, ndaj së cilës është e obliguar, duhet të bëhet në simetri me trajtimin e pakicës shqiptare në Preshevë nga Serbia”, është shprehur ai.

(r.m.)