Pilotja shqiptaro – amerikane, Faruza Kallaba: Mbrojtja e Kosovës, ishte misioni kulmor i karrierës sime

Prishtinë, 24 mars 2024 – Sot njëzet e pesë vjet më parë, NATO-ja filloi fushatën ajrore kundër forcave ushtarake e policore serbe, fushatë kjo që i dha fund fushatës së egër ushtarake e policore të shtetit të Serbisë për spastrimin etnik të Kosovës.

Në mesin e pilotëve të aeroplanëve luftarakë që i bombarduan objektivat e ushtrisë e policisë së Serbisë, si edhe të objekteve dhe resurseve që përdoreshin për qëllime luftarake, ishte edhe pilotja shqiptaro-amerikane Faruza Kallaba, tani në pension.

Sot, 25 vjet pas fillimit të fushatës ajrore, ajo e cilëson si gjë të mrekullueshme pjesëmarrjen e saj në operacionet për mbrojtjen e popullsisë së Kosovës.

“Ne bënim çdo gjë që duhej për të ndihmuar Kosovën. Për mua kjo ishte gjë e mrekullueshme”, tha ajo në një intervistë për RTK-në.

Faruza shpjegoi se ndonjëherë pilotëve u jepet mundësia të zgjedhin nëse dëshirojnë të marrin pjesë në misione ushtarake në vende të caktuara dhe tregoi se ajo ishte e lumtur që kishte mundësinë që të ndihmonte popullin e Kosovës.

“Kohë pas kohe, na ofrohet mundësia të zgjedhim nëse dëshirojmë të shkojmë në misione, përveç në rastet kur përfshihet e gjithë njësia. Kësaj radhe sapo u paraqit mundësia, unë isha e para që u paraqita, sepse kjo ishte një gjë shumë speciale për mua. Gjatë gjithë viteve të karrierës sime si pilote, ky ishte kulminacioni i karrierës, pasi edhe isha afër pensionimit”, tha ajo.

Uniforma e pilotes së zonjës Kallaba sot ndodhet në një muze në Kosovë. Ajo tha se kjo është një mirënjohje e madhe që e bën të ndjehet krenare.

Faruza tregoi se ajo, bashkë me babain e saj, ishte në vizitën e vetme në Kosovë në vitin 2004 dhe se këtë e cilësoi si një vizitë shumë emocionuese për të. Babai i saj ishte ndarë nga jeta katër vjet pas vizitës, në vitin 2008.

Faruza Kallaba është lindur në Damask të Sirisë, me 3 nëntor 1956, nga babai shqiptar, Haki Kallaba, dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz. Kur ishte fëmijë, familja e tyre shpërngulur nga Siria dhe ishte vendosur në SHBA, në Chicago, ku jeton edhe sot.

Faruza është e diplomuar me Akademinë Ushtarake në Universitetin e Ilinoisit. Ajo ishte gruaja e parë që ishtë bërë pjesë e Gardës Nacionale të Forcave Ajrore të Ilinoisit.

Micky Haxhiislami on LinkedIn: #faruzakalaba #uspilot #albanianamerican  #dardana #kosova #albanianwomen… | 11 comments

Gruaja që për 78 ditë ishte në aeroplan amerikan mbi Serbi është shqiptare  - FJALA e LIRË

 (r.m.)