Denion Ndrenika
Nëse ka një plan slloven për rishikimin e kufijve në Ballkan me shanse të mëdha të afrimit të një shteti shqiptar (sado të jetë e mundur) sipas Prizrenit dhe Vlorës dhe pas këtij plani qëndron Hungaria, mendja më shkon se pas kësaj qëndron Austria. E, nëse qëndron Austria, aty shoh amerikanët.
Brezi ynë është fatlum sepse tash e ka Shqipërinë të çliruar në verilindje nga pushtuesi gjaksor serb. Ndonëse një takëm njerëz shpirtmirë janë ngërthyer në naivitet dhe padashur të ecjes me dy Shqipëri për t’u bërë një Shqipëri, dy parimet kundërthënse në Ballkan e shohin njerin sosh të dështruar: Nuk ka vend për shtetet kaçurrel sepse serbët mbeten problem dhe shqetësim. Ka dështuar qartazi krijimi i shteteve shumetnikë, ndonëse shqiptarët nuk kanë pasur kurrë kundërshti, madje po i mbajnë në këmbë. Ne nuk kemi asgjë të jetojmë me cilindo fqinj, mirepo sllavët, veçanërisht serbët dhe grekët nuk janë dëshmuar historikisht se duan të jetojnë me ne. Dhe, kësisoj çdo mendjembyllur le të shohë se çfarë kanë bërë kundrejt krejtvet serbët, pra shqiptarëve, kroatëve, rumunëve, hungarezëve, malazezëve, maqedonasve të sajuar, boshnjakëve dhe bullgarëve. Mjaftojnë vitet ‘90 që ky takëm njerëzisht të mirë në shpirt, por të mbyllur në mend shkak fati i brezit tonë me verilindjen e çliruar të Shqipërisë, të këndellet e të ndalet në marrinë e ecjes ndarazi.
Nëse ka një plan që na afron ndoshta, ndoshta duhet lexuar. Padyshim nuk them duhet pranuar, por jo ta largosh. Të bisedosh nuk do të thotë pranim. Të negociosh nuk do të thotë krim. Tradhëti është të ndash padashje atdheun në kohë paqeje dhe jo kur nuk ke mundësi dhe derdh gjak pa dalë dot ta mbrosh. Rikujtoj që rezoluta 777 e 19 shtatorit 1992 nuk e njeh Jugosllavinë dhe iu vendosi parashtesën “ish”. Pra, “Jugosllavia” nga vetë OKB u shpërbë dhe parimi është rikthimi në zanafillë. Ne na përkon vetëm Vlora 28 Nëntor 1912 dhe jo 29 korriku 1914 në Londrën e zezë dhe asesi ndonjë datë tjetër. Asnjë shtet shqiptar nuk e ka shfuzqiuar Vlorën dhe Prizrenin, andaj vendimet 1878 dhe 1912 mbeten të pacenueshëm.