Plenkoviq: Liderët e BE-së do të zhvillojnë diskutime serioze për zhvillimet në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi

Bruksel, 21 mars 2025 – Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), në samitin e ardhshëm të Këshillit të Evropës, do të zhvillojnë një diskutim serioz për zhvillimet e fundit në në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.

“Unë u kam sinjalizuar kolegëve të mi se duhet të kemi një diskutim serioz në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian për situatën në fqinjësinë tonë, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, e cila u pranua”, ka thënë Plenkoviq pas përfundimit të samitit të BE-së në Bruksel, transmeton Hina.

 I pyetur nga gazetarët nëse Kroacia kishte shtyrë për një formulim më të fortë për Ballkanin Perëndimor në takimet përgatitore në nivele më të ulëta, Plenkoviq ka thënë se Kroacia dhe Sllovenia e kishin bërë këtë, por se kjo përfshinte “në thelb vetëm dy fjali” dhe për këtë arsye ishte “krejtësisht e parëndësishme”.

Ai ka thënë se një formulim i ndryshëm i konkluzioneve për Ballkanin Perëndimor as nuk u diskutua në takimin e së enjtes, sepse, siç është shprehur, “nuk ishte realist duke pasur parasysh agjendën e ngarkuar”.

Konkluzionet e Këshillit Evropian thjesht thonë se “gjendja në Ballkanin Perëndimor u diskutua dhe se Këshilli (niveli ministror) është i ftuar të trajtojë çështjen në prill”.

Gazeta kroate “Veçernji List” raporton se Kroacia u përpoq në konkluzionet e Këshillit Evropian të përfshijë një deklaratë që shpreh shqetësimin se ngjarjet shqetësuese në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi, të cilat kërcënojnë të destabilizojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo gazetë shkruan se Hungaria ka kundërshtuar përfshirjen e këtij formulimi në konkuzionet e përbashkëta të 27 shteteve anëtare të BE-së, duke u pozicionuar edhe këtë herë si mbrojtës i interesave të Serbisë dhe të Republikës Sërpska.

Meqenëse konkluzionet në Këshillin Evropian miratohen me konsensus dhe Hungaria ishte kundër formulimit të propozuar nga Kroacia, në konkluzione thuhet se Këshilli ka diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe se kjo temë do të trajtohet në takimin që do të mbahet në muajin prill.

(r.m.)

Comment

*