Policia e Kosovës heton sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri

Prishtinë, 3 qershor 2023 – Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se kanë nisur hetimet për sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 29 maj, në Zveçan.

Policia tha se në sulm janë përfshirë 70 deri 80 persona.

“Me datën 29 maj, rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni, kanë sulmuar zyrtarët policorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Policia bëri të ditur spër këtë rast është informuar edhe prokurori.

Sulmet ndaj zyrtarëve të këtij institucioni konsiderohen “sulm kundër rendit kushtetutës të Kosovës”.

Kryeministri Albin Kurti tha se, përveç 5 të arrestuarve, organet e sigurisë i kanë identifikuar edhe 28 persona që kanë marrë pjesë në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, policëve të Kosovës dhe gazetarëve.

Personat e arrestuar dhe tëidentifikuar nga policia ai i qujeti “elementë ekstremistë që dirigjohen dhe paguhen nga Beogradi zyrtar”

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se situata në veri të vendit është e qetë.

Ai tha se policia dhe institucionet tjera të sigurisë vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe zhvllmt në këtë pjesë të vendit.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, po vazhdojnë angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në komunat veriore”, tha Kelani.

Para ndërtesave të komunave në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok edhe të shtunën, më qershor, kanë vazhduar protestat e serbëve. Policia ka thënë se të shtunën nuk ka pasur incidente serioze dhe situata atje tani është e qetë.

(r.m.)