Prishtinë, 29 shtator 2023 – Policia e Kosovës njoftoi se të premten në mëngjes ka kryer kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në pjeesën veriore të Kosovës – Mitrovicë Veriore, Zveçan dhe Zubin Potok.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se kontrollet në këto lokacione janë kryer me urdhër të prokurorisë dhe lidhen me hetimet mbi sulmet e grupit të armatosur serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të komunës së Zveçanit, më 24 shtator.
Elshani ka thënë se nuk ka persona të arrestuar, por që kontrollet janë kryer në disa vende specifike.
Prokurori i Prokurorisë Speciale i angazhuar në këtë rast, Naim Abazi, i ka thënë mediumit Betimi për Drejtësi se aksioni i sotëm është zhvilluar kryesisht në pronat e Millan Radoiçiqit, të dyshuarit për udhëheqjen dhe komandimin e grupit terrorist serb që kreu sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Mediet në Kosovë, duke iu referuar burimeve të tyre brenda policisë, raportuan se, ndër të tjera, është ushtruar kontroll edhe në resgtorantin “GREY”, në pjesn veriore të Mitrovicës, që është prone e Ema Radoiçiqit, gruas së Milan Radoiçiqit.
Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, hetuesit policorë kanë ushtruar kontroll edhe në spitalin e qytetit në Mitrovicën Veriore. Ata kanë kërkuar që të kontrollohet aneksi i spitalit ku gjendet ngrohtorja.
Drejtori i spitalit, Zllatan Ellek, ka konfirmuar se policia i ka konfiskuar incizimet monitoruese, por nuk ka gjetur asgjë tjetër të dyshimtë.
Por, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e ka akuzuar Policinë e Kosovës se gjatë kontrollit në spital është sjellë në mënyrë brutale.
Në një komunikatë të kësaj partie, e cila kontrollohet dhe mbështetet nga Beogradi zyrtar, thuhet se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “po i shfrytëzon” sulmet në Banjskë, siç thuhet, “për t’i justifikuar të gjitha aktivitetet antiserbe në Kosovë e Metohi dhe për të vazhduar keqtrajtimin e mëtejshëm të qytetarëve tanë”.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka akuuzuar Policinë e Kosovës se “e ka dëmtuar derën hyrëse të spitalit” dhe se aksionii “ka shkaktuar shqetësm” te banorët e zonës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditue se operacionet e sotme janë kryer në koordinim me misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX , dhe misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
(r.m.)