Policia e Kosovës nuk ka dërguar forca speciale në veri

Prishtinë, 5 nëntor 2022 – Policia e Kosovës ka thënë të shtunën se nuk ka dërguar njësitet speciale të saj në veri të Mitrovicës, siç kanë raportuar disa media lokale në Kosovë dhe në Serbi.

Këto raportime kanë ardhur pas vendimit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që të largohet nga institucionet e Kosovës.

Pas vendimit për braktisjen e institucioneve të Kosovës, pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës e kanë hequr publikisht uniformën që e kanë mbajtur deri sot. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Policet-serbe-ne-vere-dorezojne-uniformen-e-Policise-se-Kosoves.png

Përmes një deklarate për medie, Policia e Kosovës ka njoftuar se, varësisht nga nevoja dhe vlerësimet operacionale, do të angazhojë personelin e saj në veri, për kryerjen e detyrave dhe autorizimeve për të garantuar sigurinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarët serbë në Kosovë që të mos i braktisin institucionet e Kosovës.

“Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”, ka thënë ai.

Kurti u ka bërë thirrje serbëve që “ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë”.

(r.m.)