Policia e Serbisë: Polici i plagosur ka shtënë në sulmuesin, por nuk dihet nëse e ka qëlluar

Beograd, 18 korrik 2024 – Policia e Serbisë publikoi informacione shtesë lidhur me rastin e vrasjes së një polici në Lloznicë, natën mes të mërkurës e të enjtes, pak pas mesnate.

Ndihmës drejtori i Policisë së Serbisë, Dragan Vasileviq, bëri të ditur se polici Vjekosllav Iliq, i cili është plagosur, ka shtënë në autorin e sulmit të armatosur, por nuk di nëse e ka qëlluar apo jo.

“Polici Vjekosllav Iliq, i cili është plagosur mbrëmë nga të shtënat në Lloznicë, ka arritur të aktivizojë revolen e tij dhe të shtijë në sulmuesin që e ka vrarë kolegun e tij, Nikola Kërsmanoviq, por nuk dihet nëse ai është plagosur apo jo”, ka thënë ndihmës drejtori i Policisë së Serbisë.

Ai ka thënë se sulmi nuk është kryer menjëherë sapo automjeti është ndaluar nga policët dhe se vozitësi dhe bashkudhëtari i tij ua kishin dhënë policisë dokumentet e tyre.

“Policët kanë kërkuar që bashkëudhëtari të dalë nga vetura, ndërsa të shtënat janë dëgjuar sapo policët kanë filluar t’I kontrollojnë dokumentet”, ka treguar Vasileviq.

Ai ka thënë se Policia e Serbisë po bashkëpunon ngushtë me policitë e Republikës Sërpska, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kroacisë për kapjen e autorit të sulmit. Ndërkaq nga policia e Gjermanisë ka kërkuar të verifikohet saktësia e deklaratave të Artan Hajriizit, pasaporta e të cilit është gjetur në veturën me të cilën po udhëtonte autori i sulmimit ndaj policëve.

Pronari i pasaportës, Artan Hajrizi, ka thënë se vëllai i tij, Fatoni, kishte qenë në banesën e tij para dy ditësh, dhe ia kishte vjedhur pasaportën. Ai ka thënë se lidhur me këtë çështje ka dhënë deklaratë në policinë gjermane në Hanover.

Faton Hajrizi, i cili ishte në vuajtje të dënimit prej 27 vjetësh burgim për vrasjen enjë ushtari rus në vitin 1999 dhe për disa vepra të tjera penale të kryera më vonë, ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik. Kjo ishte hera e nëntë e arretisjes së tij ga burgu.

(r.m.)