Policia e Shtetit u lut qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt Tiranës në datën 25 maj 2022 për shkak të masave të nevojshme që merren në lehtësimin e lëvizjes ditën e finales së Ligës së Konferencës
Knid Ndrenika
Autoritetet policorë paralajmëruan moslejimin e askujt që nuk ka punë urgjente në Tiranë, ditën e finales së Ligës së Europës në 25 maj ndërmjet Romës dhe Fejënordit.
Bashkia, Policia, Ministria e Brendshme, strukturat shtetërore të rendit, sigurisë, qarkullimit, vullnetarët janë duke bashkëpunuar ngushtë për të lehtësuar lëvizjen në Tiranë për çdokënd që do të ketë nevojë për shpjegime orientuese.
Policia e Shtetit u lut qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt Tiranës në datën 25 maj 2022 për shkak të masave të nevojshme që merren në lehtësimin e lëvizjes ditën e finales së Ligës së Konferencës.
Megjithatë drejtori i Përgjithshëm policor Nano, tha se nuk ka vend për panik:
“Data 25 do të jetë ditë feste. Mos përhapim panik me shtetrrethime apo terminologji të tilla. Patjetër që do të ketë bllokime të rrugëve. Tirana do të jetë e bllokuar për ata që nuk kanë punë në Tiranë atë ditë. Unë u sugjeroj që të mos vinë në Tiranë”.
Ai shtoi se nuk do të jetë shtetrrethim por do të njoftohet se cilat rrugë dhe segmente do të jenë të bllokuar dhe cilat do të kenë lëvizje apo lëvizje të kufizuar.
Besohet që për të mbështetur Romën të vijnë në Tiranë nga Iitalia rreth 60 mijë persona, kurse holandezët të jenë dikund te 20 mijë.
“Masat e marra deri tani janë masa të cilat i kanë ndarë që në ardhje të dy tifozeritë. Por dhe fan zone, që të mos lejohen tifozeritë të krijohen përplasje në kryeqytet”-tha drejtori Nano.
Tifozët italianë do të qëndrojnë tek Amfiteatri Veror i Liqenit Artificial, kurse te rruga këmbësore “Murat Toptani” pranë bashkisë, holandezët e Fejënordit kurse të tjerët te sheshi “Skënderbej”
Finalja ia nis në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania” ndërmjet Romës nga Italia dhe Fejënordit nga Holanda.