Stokholm, 4 shkurt 2024 – Policia suedeze tha se afër 10 persona janë vrarë të martën, më 4 shkurt, gjatë të shtënave me armë zjarri në një qendër edukimi për të rritur, në periferi të qytetit Orebro, rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.
Shefi i policisë lokale, Roberto Eid Forest, tha se numri përfundimtar i viktimave dhe i të plagosurve nuk është përcaktuar ende. Ai tha se dëmet në skenën e krimit ishin aq të mëdha sa hetuesit e kishin të pamundur të arrinin në përfundime më të qarta
Sipas policisë, në mesin e të vrarëve është edhe sulmuesi i dyshuar.
Autoritetet e shëndetësisë thanë po ashtu se ende nuk dihet as numri i saktë i të plagosurve.
Policia beson se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe se a nuk ishte i njohur më herët për policinë.
Profesoresha Lena Warenmark ka deklaruar për një media suedeze se ajo i kishte dëgjuar të paktën 10 të shtëna armësh. Sipas saj, së pari është dëgjuar një seri të shtënash, e pastaj edhe një seri tjetër, pas një pauze të shkurtër,
Të shtënat kanë ndodhur kur shumë studentë kishin shkuar për pushime pas provimit shtetëror. Studentët tjerë janë evakkuar nga vendi i ngjarjes dhe janë strehuar në ndërtesat pranë shkollës.
Sipas uebfaqes së shkollës Risbergska, këtë shkollë e vijojnnë studentë të moshës mbi 20-vjeçare. Kjo shkollë ofron kurse të shkollës fillore dhe të mesme, kurse të gjuhës suedeze për emigrantët, trajnime profesionale dhe programe për persona me aftësi të kufizuara intelektuale.
Dhuna me armë në shkolla është e rrallë në Suedi. Por, vitet e fundit ka pasur incidente në të cilat ka pasur të plagosur ose të vrarë.
(r.m.)