Politikani serb Boban Bogdanoviq u intervistua nga BIA për shkak të mbështetjes së Kosovës

Beograd, 12 qershor 2023 – Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka njoftuar se sot është intervistuar nga Agjencia Informative e Sigurisë së Serbisë (BIA).

Bogdanoviq, në një postim në Twitter, ka treguar se temë e intervistimit ka qenë mbështetja e tij për Kosovën në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.

“Sapo ka përfunduar intervista informative në BIA. Temë e bisedës ishte mbështetja ime ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt integrimeve euro-atlantike, pajtimit për bashkëjetesë të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar ai.

Bogdanoviq shkruan se supozon që ai edhe mund të arrestohet në Serbi, në qoftë se vazhdon me propagandimin e politikës së paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë supozoj se do të arrestohem në Serbi nëse vazhdoj me politikën e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe avokimin për integrimin euro-atlantik dhe anëtarësimin e tyre në NATO. Më paralajmëruan se aktivitetet e mia janë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, ndërsa unë u thashë se nuk po shkel Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Bogdanoviq.

(r.m.)