Varshavë, 29 mars 2022 – Polonia e ka miratuar një projektligj që do të ndalojë importin e thëngjillit nga Rusia, ka thënë zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller.
Polonia u ka kërkuar partnerëve të Bashkimit Evropian që të vendosin embargo në furnizimet me energji nga Rusia, mirëpo deri më tani nuk ka arritur t’i bindë për ta bërë këtë.
Muller ka thënë se Qeveria e Polonisë nuk mund ta presë më BE-në, andaj ka vendosur ta marrë këtë vendim e vetme.
Polonia është prodhuesja më e madhe e thëngjillit në bllokun evropian, mirëpo minierat e saj nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të thëngjillit për ngrohjen e shtëpive, shkollave dhe spitaleve.
Disa prej termocentraleve të Polonisë djegin edhe thëngjill që importohet nga Rusia.
Më 2020, Polonia ka blerë nga Rusia tre çerekë të gjithsej 12.8 milionë tonë të thëngjillit.
Më herët, gjatë këtij muaji, kryeministri polak Mateusz Morawiecki, ka thënë se ai ka zhvilluar bisedime me homologun e tij australian për blerje të thëngjillit nga Australia.
(Sipas REL)