Polonia e kritikon Gjermaninë se nuk po ia dorëzon tanket e premtuara

Varshavë, 11 qershor 2022 – Një zyrtar i lartë polak ka akuzuar qeverinë gjermane se ka treguar mungesë angazhimi kur bëhet fjalë për dorëzimin e premtuar të tankeve në Varshavë.

“Bisedimet kanë ngecur. Nuk shihet ndonjë vullnet të mirë. Le të shpresojmë se do të ndryshojë”, tha kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare, Pawel Soloch.

‘Berlinit iu bë kërkesë për tanke, në mënyrë që të zëvendësohen tanket që Polonia ia ka dhënë Ukrainës, por negociatat nuk kanë arritur ndonjë përparim”, tha Soloch për mediat polake.

“Ndihma ushtarake gjermane, pavarësisht nëse është për Ukrainën apo nëse është për vendet që ofrojnë ndihmë, nuk i përmbush pritjet”, tha ai.

Polonia po e mbështet Ukrainën me tanke T-72 të prodhimit sovjetik dhe nga partnerët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, pret që ato të zëvendësohen me tanke të tjera.

Një pjesë e madhe e arsenalit të tankeve të forcave të armatosura të Polonisë e përbëjnë tanket gjermane “Leopard’.

(REL)