Në një intervistë për Ora News, gazetari Xhevdet Pozhari u shpreh se qytetarët i kanë gjërat e qarta se i dinë se politikanët nuk funksionojnë në bazë të interesit kombëtar, por në raport me interesat ekonomike.
Ai theksoi se është e qartë se Kurti dhe Rama nuk i kanë raportet e mirë, ashtu sikurse duhet t’i kishin dy kryeministra shqiptare.
Xhevdet Pozhari: Ne po e presim vendimin e liberalizimit të vizave dhe do të më pëlqente që ta jepte kjo qeveri sepse janë të vetëpërmbajtur. Ata nuk kanë bërë një premtim të tillë, ndërsa më herët është premtuar gjithmonë një gjë e tillë. Kurti është i vetëpërmbajtur dhe nuk bën deklarata të tilla dhe kjo më bën të besoj se jemi në rrugë të mirë.
Nga ana tjetër ne qytetarët i kemi gjërat e qarta se i dimë se politikanët nuk funksionojnë në bazë të interesit kombëtar, por në raport me interesat ekonomike. Është e qartë se Kurti dhe Rama nuk i kanë raportet e mirë, ashtu sikurse duhet t’i kishin dy kryeministra shqiptare. Edhe në konferenca janë parë më të largët se sa me liderat e tjerë. Rama është më i afërt me Vuçiçin se sa me Kurtin. Rama me insistimet e tij duket se e ka mësuar gabim historinë e Kosovës dhe po bie në projektet e dështuara të Serbisë qysh pas Luftës II Botërore.
Pozhari shtoi se Rama nga ana tjetër është përpjekur që të krijojë përshtypjen e rreme se nisma për Ballkanin e Hapur mbështetet edhe nga Gjermania, që nuk është e vërtetë.
Xhevdet Pozhari: Rama nga ana tjetër është përpjekur që të krijojë përshtypjen e rreme se nisma për Ballkanin e Hapur mbështetet edhe nga Gjermania, që nuk është e vërtetë. Ai po mundohet që ta paraqesë Serbinë si paqendërtuese ndërsa Kurtin si një person që prish stabilitetin në rajon. Në raport me Ballkanin e Hapur nuk është i vetëm, sepse vetëm 3 shtete e kanë pranuar deri më tani.