Pragë, 1 gusht 2022 – Një grup aktivitësh të shoqërisë civile të Çekisë kanë protestuar të hënën para ambasadës së Serbisë në Pragë, kundër tensioneve të nxitura në Kosovë.
Lajmin e ka publikuar në Facebook, ish-ministrja e Punëve të jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla.
“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Amabsadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Në një foto të publikuar në Tëitter nga Jakub Janda, shihen parullat përmes të cilave ata i bëjnë thirrje Serbisë të heqë dorë nga përpjekjet për destabilizimin e Kosovës dhe nga miqësia miqësia me Rusinë.
Parullat e protestuesve: “Kosova nuk është Serbi”, “Serbi, hiq duart nga Kosova, hiq duart nga Ballkani! Miqësia me Rusinë është miqësi me terrorizmin”, “Serbi, ne nuk të besojmë”, “Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur”, “Ndërpritni të gjitha fondet e BE-së për Serbinë e Vuçiqit”, etj.
(r.m.)