Prania e Petkoviqit dhe zyrtarëve të Listës Serbe revoltoi një grup serbësh në Zubin Potok

Prishtinë, 6 dhjetor 2023 – Një incident i papritur ka ndodhur të premten në mbrëmje në Zubin Potok, në pjesën veriore të Kosovës.

Incidenti ka ndodhur para kishës “Tre Shenjëtorët” gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Buzmit të Krishtlindjes Ortodokse.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe zyrtarët e Listës Serbe që po e shoqëronin Petkoviqin kanë qenë të padëshirueshëm për një grup të qytetarësve serbë nga Kollashini.

Kossev raporton se ata kanë brohoritur disa minuta kundër Petkoviqit dhe zyrtarëve të Listës Serbe, të  cilët janë akuzuar dhe janë fyer për “tradhti” dhe “rrezikim të sigurisë” së serbëve. Peshkopo Teodosije është përpjekur t’i ulë tensionet, por nuk ka arritur t’i qetësojë qytetarët e revoltuar, ndërsa zyrtarët e Listës Serbe e kanë barrikaduar mysafirin e lartë nga Beogradi, për ta mbrojtur nga ndonjë sulm eventual.

“Pas fishekzjarreve e mori fjalën Ipeshkvi Teodosije. Në atë moment ra në sy një grup i vogël që filloi të shante dhe të brohoriste kundër Petar Petkoviqit dhe Listës Serbe”, e ka përshkuar situatën Andrija Lazareviq, administrator i profilit “Zubin Potok info” në Instagram.

“Sulmet verbale ndaj Petar Petkoviqit zgjatën shtatë-tetë minuta. Zyrtarët e Listës Serbe e rrethuan Petkoviqin, por nuk reaguan. Peshkopi u përpoq t’i qetësojë, por nuk ia doli. Ata i thoshin: ‘Peshkop, na kupto! Po na mbrojnë shqiptarët”, ka treguar Lazareviq për Kossev.

Ai ka thënë se pranë kishës gjatë tërë kohës po qëndronin disa automjete të Policisë së Kosovës me drita rrotulluese që supozohet se po e shoqëronin Petkoviqin.

Kossev  e ka publikuar edhe një videoregjistrim nga ky incident.

Sidoqoftë, incidenti ka përfunduar në mënyrë paqësore.

(r.m.)