Premiera e serialit të parë shqiptaro-amerikan: “American Dream”

Më datë 27 prill jepet premiera e serialit të parë shqiptaro-amerikan “American Dream”. Prej kohësh, aktorë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare janë mbledhur për të krijuar një serial filmik mbi jetën e shqiptarëve në Amerikë — për peripecitë, dëshirat, sakrificat dhe ëndrrat e tyre në dheun e huaj, i cili u bë shtëpia e tyre e dytë.

Më në fund, le ta njohë edhe bota kulturën tonë të pasur dhe përpjekjet tona të mëdha për ta ruajtur atë. Në këtë serial punon një ekip i njohur si për shqiptarët, ashtu edhe për amerikanët — një ekip me çmime të mëdha kombëtare, deri në Hollywood.

Aktorja dhe producentja e serialit, Vlora Nikçi, tha se po bëhen përgatitjet e duhura që kjo premierë të jetë sa më madhështore, duke u pasuar nga një gala-koncert në nivel të lartë me soprano, tenor dhe instrumentistë të njohur shqiptarë nga e gjithë bota.

Artistet e tjere qe do te performojne ne Gala mbemje per naten e premieres jane:

Deshira Ahmeti- soprano

Kreshnik Zhabjaku- tenor

Donika Ukshini- soprano

Riad Ymeri- tenor

Kimi- artist

Arian Krliu- kengetar

Interpretim te Lahutes se Malsise nga aktori

Armend Baloku

Vallzim klasik nga:

Adel Lami – balerine

Krisi Dalipi – balerin

Instumentistet:

Elis Lloshi- piano

Klajdi Cerriku- fizarmoni

Margret Radovani- violine

Did Tezha- gitar

Premiera dhe gala koncerti do te ipen ne televizionet komebtare shqiptare.

Për informata shtesë, mund të kontaktoni menaxherin e eventit në këtë numër: 914-383-5643

 

 

 

Comment

*