Presidenca e Kosovës: Ekipi menaxhues dorëzoi një draft të statutit të ngjashëm me statutin e Vojvodinës

Prishtinë, 3 maj 2023 – Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Ekipi Menaxhues dorëzoi në Bruksel një draft të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë që është shumë i ngjashëm me Statutin e Vojvodinës.

Vela ka postuar në rrjetin social “Twitter” faqe të draftit të statutit të propozuar nga Ekipi Menaxhues dhe faqe të Statutit të Vojvodinës, duke bërë krahasimin e tyre.

“Synimi i tyre duket se është rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë, njëlloj si Vojvodina, me synim anulimin e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Vela.

Ai ka theksuar se ky draft s’mund të kalojë në Kosovë.

(r.m.)