Presidenca ndriçohet me flamurin e amerikan, në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Prishtinë, 11 shtator 2022 – Objekti i Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës është ndriçuar me flamurin e SHBA-së të dielën në mbrëmje, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

11 shtatori i vitit 2001 mbetet një pikë reference për pasojat e terrozimit që mori jetën e afro 3000 personave dhe për domodoshmërinë e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kjo ngjarje çoi në transformimin e politikave të sigurisë në SHBA dhe në mbarë botën demokratike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një dedikimnë Facebook, theksoi se 11 shtatori vazhdon të jetë thirrje e ndërgjegjes së botës demokratike që të mobilizohet kundër së keqes së përgjithshme.

“Këtu e 21 vjet më parë, më 11 shtator, amerikanët e përjetuan tmerrin e shkaktuar nga veprimet e terroristëve kundër tyre. Atë ditë, rreth 3000 jetë të pafajshme u shuan, e bashkë me to edhe dy kullat binjake, simbol i zhvillimit dhe i botës së lirë. Atë ditë, por edhe në secilën ditë të mëpastajme, krahas popullit amerikan, populli i Kosovës kujton dhimbjen të cilën e përjetoi aleati ynë strategjik, por edhe gjithë bota demokratike”, ka shkruar Presidentja Osmani.

“11 shtatori vazhdon t’i bëjë thirrje ndërgjegjes së botës demokratike që të mobilizohet kundër së keqes së përgjithshme. Ai na thërret për solidaritet ndërnjerëzor, që si njerëz paqedashës të ndikojmë që ta bëjmë botën më të mirë. Prandaj, lufta kundër terrorizmit dhe përkushtimi për paqen dhe demokracinë në botë – vlera këto të kombit amerikan – janë edhe vlerat tona. Ne do t’u qëndrojmë pranë aleatëve tanë, miqve tanë, sikur ata na qëndruan pranë në ditë të vështira për ne, por edhe gjatë gjithë rritës sonë si shtet”, ka theksuar ajo.

Të dielën paadite, Presidentja Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë vënëë kurorë lulesh te obelisku “Kosova kujton” në Prishtinë, i ngitur në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

May be an image of 1 person, standing, outdoors and textMay be an image of 12 people, people standing and outdoors

(r.m.)