Nga Pertefe Leka
Në këte lëvizje për bashkim ngre zërin Poeti i Lirisë, Ndre Mjeda i cili nga gjashtë sonete të poemit “Liria” katër prej tyre ia kushtoi Presidentit George Washington.
Sot, të nderosh Washingtonin, ku reflektohet largpamësia e Mjedës, është ridimensionimi i sistemit të vlerave legjitime të identitetit tonë kombëtar. që është fokusuar në thirrjen “Lirim, lirim!”
E për këte Mjeda i drejtohet, Yllit Polar të Amerikës:
“Washingtoni na thrret”
..Ju duk për së lergu, e qe po vjen lirija;….
…Të lumtë, o Washington! u zhvillat qielli,
E njom toka për mall me brohorië
E mbi flamuj të zotnuem ndejt luan..
..Lirimi, tuj britun në Filadelfie:
“Amerikën e zhgon Amerikani”….
Vargje nga poema “Liria”
Në shenjë nderimi të Ditës Përkujtimore “Presidents Day”, që përkon me ditëlindjen e Presidentit George Washington, bashkohet urimi me zërin e poetit Mjeda: “Lirimi, tuj britun në Filadelfie”: ku transmetohet shembulli i lartë i luftës së drejtë për pavarësi, të cilës i dha zgjidhje vetë populli amerikan “Amerikën e zhgon Amerikani” ndaj forca e thirrjes ”Lirim” merr përmasa që shtrihet ndër kontinente, për të realizuar ide të mëdha.
Me këte rast, hedh vështrimin njëkohësisht, edhe me të tjerë autorë tejpamës, që vlerësuan drejtuesit e një shteti të madh me demokraci të konsolidueme.
Me vlerë janë veprat biografike “Lincoln” (1961) dhe” John F.Kennedy” (1980) të publicistit të mirënjohur shqiptaro-Amerikan, Xhevat Kallajxhi.
Dy veprat biografike të shkruara shqip për presidentët, që patën të njëjtë fatin e fundjetës :
Lincoln (12 shkurt 1811-1868) dhe J.Kennedy -n (1917- 1963) luftëtarë të zjarrtë për të drejtat e njeriut dhe bashkimin e kombit.
Autori i trajton Presidentët si shembuj të lartë për mbarë njerëzimin.
Në veprën “Lincoln” 1961, autori inkludoi të përkthyer në shqip poezinë e poetit, Walt Whitman, kushtuar Lincoln-it pas vrasjes tragjike, që i ndodhi në një kohë, kur i dha fund Luftës Civile dhe ngriti lart flamurin e SHBA-së.
Atëhere kur po përgatitesh me tërë fuqinë e tij për të rindërtuar kombin dhe për të vëllazëruar të gjithë Amerikanët
O kapiten ,o Kapiten i im//
Udhëtimi i tmerrshëm u mbarue! //
Anija jonë e kapërceu furtunën//
Në situata të luftës për ekzistencë, Urtësia shqiptare është përpjekur të gjejë rrugëzgjidhje, duke iu referuar shembujve të luftëtarëve më të lartë në botë, të sakrificës sublime për pavarësi. Ishin ngjarjet e vitit 1911, kur kryengritjet gjithë popullore në Shqipëri duheshin drejtuar kundër armiqëve otomanë dhe fqinjëve veri-jug, që vazhdonin me aneksime territoresh.
Dhe qellimi ynë u plotësua//….
Me të tillë presidentë krenohet Kombi Amerikan, figura universale,kampion të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë në botë.
Një nga presidentët që depërtoi shpejt me idetë e tijë, siç e quajti Fishta “Filozofia Wilsoniane” u reflektue me ndikim konkret në Kryevepren e Anton Harapit “Andrra e Pretashit” publikuar 1959 (pas vdekjes) ku kam shkëputur një frag. f.98.
..“Nji ditë prej ditësh,përveç projektit të bamë për pajtimin e gjaqeve
..kishëm qitë cekën m’ u ra mbrapa atyne krahinavet në rasë qi do t’u zbatojshin 14 pikat e Wilson-it e do t’u dajshin kufijt e shtetevet mbas gjuhet e mbas kombsijet.Në marrveshtje me nji komitet të përkohëshëm,të ngrehun në Bashki të Shkodrës po për këso çashjesh, kishim sajue:1- me ba nji shkresë me sa ma shum nënshkrime për t’a dërgue në Konferencën e Parigjit me lypë të njiten me Shqipni Hot Grudë e Triepsh:2-me ngrehë nji Bashki të pëkohëshme me flamurin shqiptar në Hot:3- me ra në Shkodër me përfaqsuesa të bajrakëvet të Cemit për nji dimostracjon”…..
Ky peticion drejtuar Konf. së Paqës në Paris e bëri shpejt efektin, plani i Presidentit Wilson u dha shpresë malësorëve të cilët manifestuan në demostratën në Shkodër duke brohoritur
“ Hot e Grudë ishin betue//
Pa gjak malet mos me i l’shue”… //
(Anton Harapi 20 shkurt 1888- 1946, Frat françeskan,mësues,shkrimtar, publicist, politikan, atdhetar i devotshëm antikomunist, i cili punoi për t’i shërbyer bashkëkombësve edhe pas vdekjes: Edhe në varr, ne hijshëm duhet t’jemi gurt e temelit t’njasaj binaje sot e quejm Shqypni”)
Kështu vepruan mendjet e ndritura me vlerësime për Pres.Wilson
“ Si një lis i Madh në të cilin Kombet e Vogla kanë ndertuar Foletë” shkruante F.Noli i cili në takimin me Presidentin amerikan i foli në gjuhën e tij, me zemër shqiptare dhe gjeti përkrahjen e sinqertë për ruajtjen e pavarësisë. Fjalimet e studiuara nga Atë Fishta,Imzot Bumçi që u lexuan , përballë Pres.Wilson. Letra e peticione nga Konica, N.Ivanaj, K.Dako, Motrat Qirjazi pasqyronin shqetësimin e madh për padrejtësitë që po i bëheshin popullit shqiptar.
E thjeshtë por e fuqishme ishte letra e bijës së Çamërisë, Lejla Dino, dhënë direkt në dorë Znj. Wilson për Presidentin, ku i drejtohej kryetarit të Konf.së Paqës me besim të plotë, te shpëtimtari, për popullsinë shqiptare, që po shkonte drejt shfarosjes prej genocidit grek.Të gjitha përpjekjet së bashku bënë efektin e vet, u ruajt pavarësia e Shqipërisë së cunguar.
Kështu janë transmetuar dhe kanë depërtuar idetë progresive në të mirë të njerëzimit. Patër A.Harapi, shqiptari i urtë i përhapi shpejt idetë Wilsoniane dhe i ngriti peshë malësorët, për të kërkuar nga fuqitë e mëdha, zbatimin e tyre. Ndërsa,Pres.Wilson gjeti ide të përbashkëta me ideologun e bashkimit të Italisë, Mazzinin :
Modest dhe njerëzor ishte Pres.Wilson kur shkruante :
‘I not only use all the brains that i have, but all that i can borrow “
Ndaj,Presidenti Wilson në detyrë, kur ishte në Europë në Konf.Paqës në Paris, u shkëput dhe vizitoi në Genova të Italisë, Monumentin e Giuzzepe Mazzini -t, ku u përul me respekt përpara ideologut “ Mendim e Veprim, Zoti dhe Populli “ Ndaj sot historiografia botërore I përmend si dy njerëz të mëdhenj që influencuan në ideologjinë e nacionalizmit modern:
“I stand in the prezence of this monument and bring my greetings and the greetings of America with our homage to the great Mazzini
We have studied the life of Mazzini with almost much pride as if we shared in the glory of his history. I am very glad to acknowledge that his spirit has been handed down to us of a layer generation on both sides of the water”. ” It is delightful to feel how the voice of one people speaks to another through the mouth of men who have by some gift of God been lifted above the common level and therefore, there words of your prophet and Leader will ,i hope ,be deeply planted in the hearts of my fellow countrymen
Mazzini projektuesi i “ Risorgimento” ( ripërtëritja) ishte i pari që denoncoi doktrinën marksiste, si përçarëse, ndaj dhe Pres.Wilson e quajti liderin e ideve përbashkuese, kundër urrejtjes dhe luftës së klasave.
Mazzini nuk heshti Ai e pa rrezikun që po i kanosej popujve , prandaj, iu kundervu teorisë së tij.
(“Marx preaches he is the absolute ruler of his Party, admittedly he does everything himself,but he is also the only one to give orders and he tolerates no opposition” )
Marksi predikon, se Ai është sundimtari absolut i Partisë tij, padyshim,Ai bën gjithçka vetë,por Ai është gjithashtu i vetmi, që jep urdhëra dhe nuk toleron asnjë kundërshtim” Ai e përshkruan Marks -in (“as a destructive spirit whose heart was filled with hatred rather than Love of mankind “)Me një shpirt destruktiv zemra e të cilit është mbushur më shumë me urrejtje,sesa me dashuri për njerëzit.Marksi beson në revolucionin proletar, kundër të pasurve dhe në një luftë të ashpër nacionale midis klasave”
(“Marx believes in a proletariat revolution against the bourgeois (the rich) national struggle between classes.)
Kjo linjë në vazhdimësi e Presidentëve të ShBA-ve,duke mbajtur lart flamurin e demokracisë, ka dhënë resultate në rritjen e mirëqenies dhe të drejtat njerëzore .
Presidentët e ShBA -ve, në situata kritike për Shqipërinë si Pres. Wilson e ndaloj coptimin e metejshëm të Shqipërisë në Konferencën e Paqës në Paris. Ndaj sot, është i nderuar dhe I përjetësuar , ku ngrihet madhështorë, me Përmendoren në qendër të Tiranës në sheshin me të njëjtin emër.
Presidenti Clinton ndaloj genocidin serb ndaj shqiptarëve në Kosovë,ngjarje e tmerrshme, në mbyllje të shek. 20-të.
Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës( 5 vjet më parë ) bëri urimin: ..”Kosova do do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe jam shumë mirënjohës ,që si President i SHBA-ve kam mundur t’ju ndihmoj për të ndjekur një të ardhme në liri, prosperitet dhe tolerancë …. Unë vazhdoj të besoj se Kosova ka vend si anëtare e barabartë e Bashkimit Europian, NATO dhe Komitetin Ndërkombëtar“
…Populli i Kosovës me mirënjohje të thellë, e nderoi Pres. Clinton me përmendore në qender të Prishtinës.
Edhe Pres.Bush me veton “Mjaft !” I dha drejtim pavarësisë së Kosovës. Në urimin 5 vjet më parë ,në ditën e Pavarësisë shkruante :“Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këte rast të rëndësishëm dhe dërgojmë urimet më të mira për një të ardhme paqësore , demokratike dhe të begatë …”
Sot me të njejtin qendrim vjen urimi nga Pres. Biden, me rastin e 15 -Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndër të tjera shkruante në letrën e urimit “…Gjatë viteve të fundit, Kosova dhe SHBA-të kanë forcuar Institucionet Demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona “…
Duke garantuar mbështetjen e plotë siç shprehej edhe më parë “Asnjëherë nuk do t’ju lëmë vetëm” Gjithashtu kur
Pres.Biden pranoi të merrte Medaljen për djalin e ndjerë, Beau, I cili kishte shërbyer me dashuri e përkushtim për shtetin e Kosovës mbas mbarimit të luftës, shprehu mirënjohje për nderimin që iu bë dhe vendosmërisht u foli shqiptarëve:
“unë angazhohem për ju dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës , do të mbeten partner të palëkundër të Kosovës” ….
Pritshmëritë janë të mëdha,… populli shqiptarë në trojet e veta, autokton mijëra vjeçarë në zemër të Europës jeton i ndarë në 6 shtete dhe i kercënuar nga fqinjët në veri dhe jug, të cilët vazhdojnë me pretendime territoriale , ndersa 50 + Shtete të Amerikës të bashkuara në një Flamur, jetojnë në harmoni në SHBA-të, shembulli më i mirë që na mbushin me shpresë e krenari.
Në Shqipëri , në Krujën e Skenderbeut, shqiptarët kanë ngritur monumentin e Pres.Bush me një titull të veçantë “Enough is Enough”, që ta dëgjojnë të gjithë ata që e copëtuan Shqipërinë dhe të gjithë ata që hyjnë natën në Shqipëri me kalë troje dhe gëdhijnë të nesërmen si zot shtëpie .
Thirrja “Mjaft ” është për gjithë shqiptarët, pa dallim pasurie, të betohen në një flamur . Të Shresojmë që kjo mbështetje në vazhdimësi, t’i shërbejë bashkimit tonë, mirëkuptimit reciprok, që kufijtë mos të jenë pengesë për popujt nga kokat e nxehta,T’i lënë njerëzit të lirë të vizitojnë shtëpitë në tokën e tyre dhe të jetojnë në paqë e vellazërim si në SHBA-të. Mirënjohje ndaj mbështetjes të SHBA-ve për integrimin dhe bashkimin e shqiptarëve në botën e lirë pa kufinj.
Po e mbyll me thirrjen e Sekretarit të Shtetit James Baker 1991 në Sheshin Skenderbej, Tiranë: “Ne jemi me ju, ju jeni me ne”.
Shenim 1-
(Mjeda lindi në Shkodër 1866 ku u shkollua për teologji dhe e vazhdoi në disa vende të Europës.1887 ishte mësues muzike në një kolegj, Kremona. Iu kushtua lëvizjes atdhetare, 21 vjeçarë shkroi poezinë alegorike ”Vaji i Bylbylit” Shqipëria pas Kongresit të Berlinit. Si albanolog,kontriboi në fushën e gjuhësisë,krijoi alfabetin, një tingull një shkronjë, hartoi tekste shkollore me prozë e poezi, gramatika, transkriptoi disa nga autorët e vjetër.Ishte pjesëmarrës në “Kongresin e Manastirit” 1908.Si politikan ishte deputet i Shkodrës 1921. Mori pjesë në lëvizjen demokratike 1924, u burgos 1925.
Petku i priftit nuk ia mbylli krijimtarinë perkundrazi ai çfarë akumuloi, falë talentit të jashtzakonshëm e shpërndau me fuqinë e koncentruar të intelektit dhe të shpirtit, si një bard i eposit shqiptar në veprat Juvenilja, Liria, Vaji i Bylbylit, I tretuni, Lisus, Scodra…. Ku përfshihen tingëllima,kushtruese për liri dhe himne për vlerat njerëzore me një admirim për tiparet morale të njerëzve të thjeshtë)
Shenim 2-
( Tingëllimat kushtuar Washingtonit, “Luanit të Amerikës” kanë qenë të fshira në tekstet shkollore gjatë diktaturës, për t’i lënë vend urrejtjes ndaj vendit më të madh të lirisë dhe demokracisë. Si mësuese letërsie e periudhës së real.soc.,kurrë nuk m’u dha mundësia t’i komentoja katër sonetet e shkëputura, ndaj sot gjej rastin t’i inkludoj, pa koment, në këte përshendetje .)
Shenim 3-
( Xh. Kallajxhi, editor i gazetës ‘Demokratia’ në Shqipëri 1930-37, “Dielli” në Boston si dhe “Shigjeta” organ frontit antikomunist shqiptar në USA. transmetues në “Zërin e Amerikës”, VOA.Autor i shumë veprave me subjekt historik “Skenderbeu,” “Lot e Shpresa”, “Tingëllimat e zemrës” “larg Atdheut”)
Lirija – Poemë nga Ndre Mjeda
I
O shqype, o zogjtë e malevet, kallxoni
A shndritë rreze lirije mb’atò maje?
Mbi bjeshkë të thepisuna e nd’ograjë
Ku del gurra e gjimon përmallshëm kroni?
A keni ndie ndokund kah fluturoni
Ndër shkrepa, me ushtue kangën e sajë
A keni ndie nji kangë të pa travajë?
O shqype, o zogjët e malevet, kallxoni.
Lirim, lirim bërtet gjithkah Malcija;
A ka lirim ky dhé qi na shklet kamba,
A veç të mjerin e mblon anë mb’anë robnija?
Flutro, shqype, flutro kah çelet lama,
Sjellju malevet për rreth qi ka Shqipnija,
E vështroje ku i del lirimit ama.
II
“Nëpër Fusha ku rrjedh Misisipija
Ushtoj rrokull nji za si bubullima;
Krisi ndër male si gërset ushtima
kur qiell e tokë turbullon duhija.
Çon’ju shërbtorët e tokës, leni te shpija
Shjetnit e vangat; e për gjysë, o trima,
Leni parmendat; rrokni pushkët; vettima
Ju duk për së lergu, e qe po vjen lirija;
Washingtoni na thrret. E djelmve pika
Rrani tui hapun zjarm; hija e morrizit
Mujti kështjellat atnorë, mujti katedrën.
E fushë e mal ushtoi: vojt Amerika
Mbas asi zani qi e pat thirrë, e Inglizit
Ja boi luani i Amerikës kulshedrën.
III
U t’huej Inglizi: s’ka me dalë ushtori
Me i grahë bulkut si kaut me sjeçe të bregut;
S’ka m’u fikun ndër të mjelluna puntori
Kur merr era për mëner o vapa e zhegut.
U kputne hekrat, e lirim malcori,
Lirim deti kumbon e ja siellë bregut;
Lirim përgjegjin qysh kah Labradori
E Virgjin’ja e New Jorku syni i tregut.
Të lumtë, o Washington! u zhvillat qielli,
E njom toka për mall me brohorië
E mbi flamuj të zotnuem ndejt luani.
Pushoi te drita qi shpërdan si dielli
Lirimi, tuj britun në Filadelfie:
“Amerikën e zhgon Amerikani”.
IV
Ty të kjosha falë, o dritë, ama e mbrodhsimit,
Ti dave terrin e egërsis’, e tinë,
E lakmuemja e gjith dhenavet latine,
Amerikën e pshtove prej robnimit.
Porsi vegim u mbuze, e prei nalcimit
E puthe tokën me ato rreze, e shkrine
Akllin e vjetër qi kish mbet’, e fshine
Vaj e padije e anëmiq të lirimit.
E ndjeu toka njat shend e u gëzue si fëmija
Qi i qeshet lokes kur ja reshë krahnorit;
E shpirt e zemër nëpër buz’ i shpraze.
Me nji të njyeme ma të bukur, pa tallaze
Shndriti deti njat herë; prei katundorit
Ndër fush’ e male mungulloi Lirija.
V
Lirinë e keni ju; na hekra kemi.
Na terr e mjegull deri në ditt ma të vona;
Na pa emën kërkund, pa atdhe; na jemi
Shërbtorët e t’huajvet nëpër vende tona.
Porsi berre qi bleu mishtari vemi
Mbas shkopit, të kalamenduna, ku s’dona.
Ahte t’ankueshme nëpër buzë polemi,
Vaj e mjerime qet kjo tokë e jona.
E kot duhija e trimnis malcore
Ndër fusha të molisuna plandosi
Si kokërr rr’feje prej nji reje lëshue.
Çuditë prej peshes së nji pushtedës mizore,
Kot Dukagjini e Skandërbeg fatosi
Shpupurishin ndër vorre eshtna të harrue.”
VI
Por nuk u shuejti edhe, jo, Shqyptarija:
Lodhun prej hekrash qi mizori i njiti,
Lodhun prei terri ku robnimi e qiti,
Shpreson me e zgjue fluturim mënija.
E kqyrë: ndër male po përhapet shkëndija
E lirimit t’Atdheut; fshehtas shetiti
Kësollë për kësollë rreth buneve e soditi,
Frymë të re tuj zbrazun për gjithkahna, hija
E Skandërbegut. Që ndër djepa rrisin
Nanat e Hotit djelmnin ushtore,
E idhnim n’armikun nëpër gji ju qisin.
E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore,
Hapi flatrat e mnershme qi përshndrisin,
Me thoj t’harkuem Shqypeja arbnore.