Uashington, 16 gusht 2021 – Presidenti afgan Ashraf Ghani tha të dielën se ishte larguar nga vendi për të shmangur gjakderdhjen, ndërsa talebanët kishin hyrë në pallatin presidencial në Kabul.
Në disa komente të tij në Facebook, zoti Ghani shkruante se ishte larguar nga vendi për të shmangur përplasjet me talebanët që do të rrezikonin jetën e miliona banorëve të Kabulit.
Këto janë komentet e tij të para që nga largimi nga vendi.
Zoti Ghnai nuk dha detaje mbi vendndodhjen e tij aktuale, ndërsa agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Presidenti Ghani ishte nisur drejt Taxhikistanit.
Presidenti afgan Ashraf Ghani, së bashku me nënpresidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë, u larguan të dielën nga vendi, duke u krijuar terrenin kryengritësve talebanë për të rimarrë pushtetin në Afganistan, 20 vite pasi një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkura e rrëzoi grupin nga pushteti. Administrata e tij në Kabul nuk ka bërë asnjë koment.
Nënpresidenti Afgan, Amrullah Saleh, i cili thuhet se po shoqëron zotit Ghani shkruante në Twitter, se nuk do të përkulej para talebanëve, por ai nuk iu përgjigj pyetjeve rreth njoftimeve për largimit të tij nga vendi.
Talibanët kanë arritur të futen në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Më herët, ata kanë thanë se janë në pritje të transferimi paqësor të pushtetit.
(Zëri i Amerikës)