Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri

 Tiranë, 12 janar 2024 – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dekretoi të premten ndryshimet në qeveri, të popozuara nga Kryeministri Edi Rama.

Presidenti Begaj dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres  së Kulturës dhe shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Njëkohësisht, ai dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e ministrit të Financave dhe emërimin e zotit Blendi Gonxhja ministër të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

(r.m.)