Presidenti Begaj e dekreton Taulant Ballën ministër i Brendshëm

Tiranë, 10 korrik 2023 – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka dekretuar të hënën Taulant Ballën ministër të Brendshëm.

Begaj ka miratuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e ish-ministrit Bledi Çuçi dhe për zëvendësimin e tij Ballën.

Kryeministri Rama njoftoi për shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës të shtunën, pornuk tha asgjë për arsyet e shkarkimit.

Çuçi u shkarkua pak ditë pas rrahjes barbare të dy kushërinjve Maja nga familjarët e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Rrahja ndodhi për shkak të ankesave të fisit Maja nga fshati Borizanë se shtëpitë e tyre po dëmtohen nga shpërthimet në guroren në afërsi, e cila është pronë e fisit Rraja. Raportohet se më se 40 denoncime janë bërë nga banorët e Borizanës për shkak të shpërthimeve në guroren e fisit Rraja, por autoritetet nuk e kanë adresuar asnjë herë këtë problem.

Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja dhe vëllai i tij Xhelal Rraja janë identifikuar nga policia e shtetit si organizatorë të dhunës.

Pak ditë pas rrahjes Rrahman Rraja dha dorëheqje nga pozita e deputetit.

foto galeri

(r.m.)