Presidenti Bajram Begaj është sot në Frontin Mbretëror, si pjesëmarrës në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.
Begaj, u takua dhe bashkëbisedoi me Mbretin Charles III, Princ William, Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidentin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Hungarisë, Victor Orban, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, e të ftuar të tjerë.
Në bashkëbisedimin e rastit me ta, Presidenti Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta.
Në foto shihet edhe Presidenti duke biseduar me Princin William.