Presidenti Begaj takohet me Presidentin Biden: “Miq dhe partnerë të bashkuar në një aleancë vlerash”

Nju Jork, 21 shtator 2023 – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe zonja e parë Armanda Begaj, janë takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe zonjën e parë, Jill Biden, në Nju Jork.

“Miq dhe partnerë të bashkuar në një aleancë vlerash”, ka shkruar Presidenti Begaj në diçiturwn e fotografisë familjare të takimit, të ndarë në në rrjetet sociale.

Presidenti Begaj ndodhet në Nju Jork ku po mbahet Sesioni i 78-të i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkara. Ai ka marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe ka pasur disa takime dypalwshe.

(r.m.)