Uashington, 25 dhjetor 2021 – Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden vizituan të premten , në prag të Krishtlindjes, fëmijët e shtruar në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve, të cilët nuk kanë mundur të shkojnë në shtëpi për festat e fundvitit, për të shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.
Sipas një tradite të kahershme, zonjat e para e vizitojnë këtë spital gjatë periudhës së Krishtlindjes, por ajo që ishte suprizë ishte vizita e Presidentit Joe Biden. Shtëpia e Bardhë tha se kjo është hera e parë që një president i bashkohet festës së fëmijëve të këtij spitali.
Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden ndihmuan një grup fëmijësh që të bëjnë fenerë, pjesë e një projekti artizanal dimëror. Po kështu zonja e parë Jill Biden u lexoi fëmijëve librin “Nata e Olafit para Krishtlindjes”.
Kompania ‘Walt Disney Co.’ u siguroi të gjithë fëmijëve të spitalit nga një kopje të librit që shoqërohej edhe me një faqeshënues me fotografinë e Shtëpisë së Bardhë.
Tradita vjetore e një vizite në spital nga zonjat e para daton nga Bess Truman, e cili shërbeu në këtë rol nga viti 1945 deri në 1953.
(Zëri i Amerikës)