Londër, 18 shtator 2022 – Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden ishin mes mijëra njerëzve, që nga londinezët, turistët dhe udhëheqësit botërorë, që po bëjnë nderimet e tyre në “Westminister Hall”, një nga ndërtesat e parlamentit britanik, një sallë 900 vjeçare, ku ndodhet arkivoli me trupin e mbretëreshës.
Pas nënshkrimit të librit zyrtar të ngushllimeve, Biden u shpreh: “Zemrat e vendit të tij janë me gjithë njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar”.
Presidenti Biden do të marrë pjesë në një pritje në Pallatin Buckingham, të shtruar nga Mbreti Charles.
Të hënën, zoti Biden do të marrë pjesë në funeralin shtetëror në kishën “Westminster Abbey” mes 500 udhëheqësve të tjerë botërorë dhe qindra punonjësve të shoqatave britanike të bamirësisë.
Të hënën në mëngjes, arkivoli do të dërgohet në kishën “Westminster Abbey” për funeralin e Mbretëreshës.
Në mbrëmje, mbarë Britania do të mbajë një minutë heshje për të nderuar Mbretëreshën, e cila u nda nga jeta më 8 shtator, në moshën 96 vjeçare, pas 70 vjetësh të qëndrimit në fron.
(r.m.)