Tiranë, 30 nëntor 2022 – Presidenti i Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier, do të vizitojë nesër Tiranën.
Kjo do të jetë vizita e pare e një presidenti gjerman në shqipëri pas 27 vjetësh.
Steinmeier do të takohet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, kurse pas takimit është planifikuar një konferencë e përbashkët për medie.
Zyra e Presidentit Begaj ekonsideron vizitën e Presidentit Steinmeier si një sinjal të mbështetjes gjermane për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
“Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidentit të Republikës.
Presidenti Frank-Walter Steinmeier do të t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në një seancë të jashtëzakonshme plenare.
“Në datën 1 dhjetor, ditën e enjte, në orën 11:30-12:00, do të zhvillohet e seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilën do të përshëndesë Presidenti Federal i Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier”, njofton zyra e shtypit e Kuvendit.
(r.m.)