Presidenti gjerman në Kuvendin e Shqipërisë: Procesi i Berlinit do të çojë përpara Ballkanin Perëndimor

Tiranë, 1dhjetor 2022 – Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, iu drejtua sot (e enjte) Kuvendit të Shqipërisë.

Në fillim të fjalës së tij, Steinmeier shprehu kënaqssinë për  vititën e tij në Tiranë.

“Është kënaqësi të jem sot pranë jush, në Tiranë, në këtë qytet rinor, dinamik në këtë qytet vërtet evropian. Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Çfarë do t’i shkonte më shumë se ky titull tani që e ardhmja e Shqipërisë është duke u konsoliduar. Më në fund, pas 2 vitesh pandemi dhe kur bota është një tjetër në shumë drejtime, mund të jem sërish këtu, në vendin tuaj, i cili i përkushtohet Ecropës pothuajse në mënyrë empatike”, tha Steimeier.

Pastaj ai foli për lidhjet e forta mes dy vendeve dhe konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë

“Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhua prej dekadash, ngushtësisht. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çliruat prej diktaturës staliniste të Hoxhës dhe ju mbështesim në zhvillimin ekonomik të vendit tuaj. Më shumë se 70 mijë shqiptarë jetojnë tashmë në Gjermani”, tha Steinmeier.

Presidenti gjerman theksoi se masat që janë marrë në kuadër të Procesit të Berlinit do të ndihmojnë vendet e rajonit dhe tregu i përbashkët do e çojë përpara Ballkanin Perëndimor.

“Kam parë me gëzim se si shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur në kuadër të procesit të Berlinit masa të reja që e kanë përmirësuar që tani jetën e rajonit në mënyrë praktike dhe konkrete. Së shpejti do mjaftojë vetëm dokumenti i identifikimit për të kaluar kufijtë e rajonit, do njihen diplomat. Tregu i përbashkët do i çojë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Steinmeier.

Duke folur për hapjen e bisedimeve me BE-në, presidenti gjerman tha se 19 korriku ishte një gur kilometrik për rrugëtimin e Shqipëris drejt Bashkimit Evropian. Njëkohësisht shprehu kënaqësinë për entuziazmin dhe shpirtin evropian në Shqipëri.

Steinmeier tha se,rruga drejt BE-së do të vijojë të jetë ambicioze dhe u bëri thirrje të gjitha palëve, në pozitë dhe opozitë, që të bashkëpunojnë për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE. Ai   theksoi se për këtë do ta kenë mbështetjen maksimale të Gjermanisë.

Steinmeier u bëri thirrje të gjithë skeptikëve në Bashkimin Evropian që të vijnë në Shqipëri dhe të frymëzohen nga shpirti pro-evropian i shqiptarëve.

“Më enuziazmon fakti të nderuar zotërinj dhe zonja deputete se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj. Dëshiroj që në një farë mënyrë t’u bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë dyshime për BE-në që në njëfarë mënyre kanë humbur nga sytë dimensionin historik të projektit evropian, dëshiroj t’i bëj thirrje të gjithë atyre, ejani në Shqipëri dhe lejoni të ‘infektoheni’, në një farë mënyrë, këtu sërish me shpirtin pro-evropian”, u shpreh Steinmeier.

Gjatë fjalës së tij, presidenti gjerman foli edhe për një lidhje tjetër mes dy shteteve e dy kombeve, atë të futbollit. Ai tha se futbollistët shqiptarë, e kanë pasuruar Bundesligën gjermane. Në këtë kontekst ai përmendi emrat e futrbollistëve Mërgim Mavraj e Altin Rrakli.

“Ka edhe një fushë tjetër ku gjen shprehje lidhja jonë e ngushtë, miqësia në futboll. Lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar gjithmonë Bundesligën tonë me talentin e tyre, si Mërgim Mavraj apo Altin Rrakli apo edhe trajneri gjerman i Vllaznisë. Dhe kjo i çon marrëdhëniet tona para”, u shpreh presidenti gjerman.

Ditën e pare të vizitës dy-ditore në Tiranë, Frank-Walter Steinmeier u prit te Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Vizita e Steinmeierit është vizita e pare zyrtare e një presidenti gjerman në Shqipëri pas 27 vjetësh.

(r.m.)