Presidenti i Bullgarisë: Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut

Sofje, 22 nëntor 2021 – Presidenti aktual bullgar Rumen Radev, e ka fituar një mandat të dytë pesëvjeçar, duke mundur kundërshtarin Anastas Gerdzhikov, në balotazhin e 21 nëntorit.

Në një deklaratë për mediat ai ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria e re nuk do të bëjë lëshime nga pozitat nacionale kur bëhet fjalë për identitetin, historinë bullgare dhe të drejtat e bashkë-atdhetarëve tanë prapa kufirit”, ka thënë ai.

ka fituar një mandat të dytë pesëvjeçar, duke mundur kundërshtarin Anastas Gerdzhikov, në balotazhin e 21 nëntorit.

Sipas rezultateve zyrtare preliminare, 58-vjeçari Radev mori 66 për qind të votave ndërsa Gerdzhikov, rektor i Universitetit të Sofjes, fitoi 32 për qind.

Presidenca e Bullgarisë ka rol kryesisht ceremonial, por Radev e ka transformuar rolin e ti me përfshirje në luftën kundër korrupsionit.

Bullgaria vlerësohet të jetë rrënuar nga korrupsioni që nga përmbysja e komunizmit më shumë se tre dekada më parë. Vazhdimisht ky vend kritikohet për korrupsion dhe liri të medias.

(BalkanWeb)