Berlin, 12 prill 2022 – Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, është i padëshirueshëm në Ukrainë, raporton gazeta gjermane “Bild”.
Steinmeier ishte paraparë të udhëtonte në Ukrainë, së bashku me një delegacion të krerëve të shteteve tjera të BE-së, të mërkurën. Por, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk dëshiron ta takojë atë në Kiev.
Arsye për këtë është lidhja e ngushtë që kishte presidenti gjerman me Rusinë në vitet e fundit.
“Ne të gjithë këtu jemi në dijeni për lidhjen e ngushtë të Steinmeierit me Rusinë. Ai momentalisht nuk është i mirëseardhur në Kiev. Nëse do të ndryshojë kjo mbetet të shihet”, ka thënë një diplomat ukrainas në Kiev për gazetën “Bild”.
“Unë isha i gatshëm të udhëtoja, por nuk isha i dëshiruar në Kiev, siç mu bë e ditur”, ka thënë Steinmeier.
Presidenti i Gjermanisë ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të gazsjellësit “Nord Stream 2”.
(r.m.)