Presidenti i Kosovës nuk zgjidhet as në raundin e dytë të votimit, nis raundi i tretë

Prishtinë, 4 prill 2021 – As në raundin e dytë të votimit në Kuvendin e Kosovës nuk është siguruar numri i nevojshëm i votave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Në këtë raund të votimit, kanë votuar 82 deputetë. Kandidatja Vjosa Osmani i ka marrë 67 vota, kurse kandidati Nasuf Bejta e ka marrë 4 vota.

Në kutinë e votimit janë gjetur 11 vletëvotime të pavlefshme.

Menjëherë pas konstatimit, ka nisur raundi i tretë i votimit. Ky është raundi i fundit i votimit për zgjedhjen e presidentit.

Në këtë raund të votimit, President i Kosovës zgjidhet kandidati që fiton 61 vota ose shumicën e thjeshtë të përbërjes së plotë të Kuvendit të Kosovës.

Në rast se asnjëri nga kandidatët nuk I fiton së paku 61 vota, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(r.m.)