Tiranë, 20 qershor 2022 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim marrëveshjen për administrimin e Parkut Arkeologjik të Butrintit.
Meta ka vlersuar se kjo marrëveshje cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës.
Në arsyetimin e Presidentit Meta thuhet se procedura e ndjekur nuk ka garantuar proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun dhe nuk është siguruar mendimi i ekspertizës së pavarur.
Ndër të tjera, në arsyetim theksohet se për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që e ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian.
Pak ditë më parë, Kuvendi e miratoi Ligjin për Administrimin e Parkut Arkeologjik të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.
Edhe grupime të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar kalimin e Parkut të Butrintit në menaxhim të Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim.
(Euronews Albania)