Nuk dihet arsyeja dhe agjenda e vizitës së ambasadorit Grenëll, i cili ndodhet prej të hënës në Tiranë
Knid Ndrenika
Presidenti Ilir Meta njoftoi se zhvilloi një bisedë me kënaqësi me ambasadorin Riçard Grenëll.
Në një postim në tuiter zoti Meta shkruajti se e priti ambasadorin Grenëll në zyrën e tij në preisdencë, në Tiranë.
“Gjithmonë është kënaqësi të kesh Richard Grenell, në Shqipëri dhe në zyrën time”-shkruajti presidenti.
Ai vlerësoi angazhimin e zotit Grenëll në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Zoti Grenëll ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, i dërguari special i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi dhe i ngarkuar me agjencinë e inteligjencës.
Nuk dihet arsyeja dhe agjenda e vizitës së ambasadorit Grenëll, i cili ndodhet prej të hënës në Tiranë.
Zoti Grenëll të dielën ishte në Florid ku pranoi çmimin vlerësues nga ish-presidenti Trump, fushatën e të cilit do ta drejtojë për rikthimiin në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.
Ambasadori Grenëll besohet të jetë kandidat për Sekretar Shteti nëse zoti trum rikthehet në presidencën amerikane.