Presidenti Meta takon shqiptarë në rrugët e Romës: Mos harroni kurrë shqipen!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë. Gjatë kësaj vizite ai ka takuar edhe shumë shqiptarë në rrugët e qytetit. Duke postuar një video në Facebook, ai shkruan se u ka kërkuar të mos e harronin kurrë gjuhën shqipe dhe Shqipërinë.

“Kënaqësi të përshëndetesha sot në Romë, me shumë shqiptarë. Me vogëlushë të mrekullueshëm, që ju kërkova të mos e harronin kurrë gjuhën shqipe dhe Shqipërinë. Por edhe me një grup qytetarësh nga Kavaja e Besës dhe Demokracisë.  Krenarë për shqiptarët tanë të mirëintegruar në shoqërinë italiane!”- shkruan ai.

Roe

 

 

BW