Tiranë, 24 shkurt 2022 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, njoftoi zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.
Në mbledhje pritet të diskutohet për konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë dhe për qëndrimin e Shqipërisë lidhur me këtë konflikt.
“Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në ora 17:30”, Blushi ka shkruar në Facebook.
Më herët, Presidenti Meta ka thënë se Shqipëria e dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.
Ai ka thënë se Rusia e ka shkelur ligjin ndërkombëtar, duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.
“I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!”, ka shkruar Meta në Facebook.
(r.m.)