Presidenti palestinez mirëpret marrëveshjen, por bën thirrje për zgjidhje më të gjera

Ramallah, 22 nëntor 2023 – Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim katërditor dhe ka bërë thirrje për zgjidhje më të gjera për përfundimin e konfliktit.

Abbas dëshiron një armëpushim të zgjatur me Izraelin dhe “zbatimin e një zgjidhjeje politike të bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar”.

Administrata e presidentit Abbas, që gjendet në Bregun Perëndimor të pushtuar,i vlerëson përpjekjet e Katarit dhe Egjiptit.

Autoriteti Palestinez është organi qeverisës që mbikëqyr pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Abbas ka thënë më parë se mund të luajë një rol të ardhshëm në qeverisjen e Gazës.

(r.m.)