Prishtinë, 14 shkurt 2020 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trumpi, për 12 vjetorin e Pavarë[1]sisë së Kosovës.
Presidenti amerikan thekson lidhjet e fuqishme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe përkushtimin e përbashkët për Kosovën shtet sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.
“Lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bër[1]jen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik”, shkruan Trump.
Ai uron që në këtë vit Kosova të fokusohet në normalizim të marrdhënieve me Serbinë, në sundimit të ligjit dhe në krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik. Trump thekson se e ardhmja e Kosovës do të jetë e ndritshme dhe shpreh përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për mar[1]rëdhënie të fuqishme mes dy vendeve.
“E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për mar[1]rëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta”, për[1]fundon Presidenti Trump në urimin e tij.(r.m.)