Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Ei Rama do ta presin zonjën Ursula Fon der Lajën mëngjesin e këtij 28 shtatori
Knid Ndrenika
Në Tiranë do të qëndrojë sot për vizitë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajën (Ursula von der Leyen).
Vizita e zonjës Fon der Lajën zhvillohet në prag të samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në 6 tetor në Slloveni.
Presidentja Fon der Lajën do të vizitojë nga e marta deri të enjten veç Shqipërisë, edhe shtetin tjetër shqiptar Kosovën, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën si dhe Serbinë.
Vizita e presidentes së Komisionit Europian Fon der Lajën zhvillohet në Ballkan gjithashtu kur Serbia sëfundi ka afruar ushtrinë në kufi me Kosovën me një akt paraagresioni kundër shtetit 13-vjeçar të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Ei Rama do ta presin zonjën Fon der Lajën mëngjesin e këtij 28 shtatori.
“Në orën 08:50 fillimisht do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave”-njoftoi qeveria në Tiranë.
Bashkë me kryeministrin zonja Fon der Lajën do të marrë pjesë në përurimin e dy institucioneve arsimorë, siç konfirmoi euroambasadori në Tiranë, Luixhi Soreka (Luigi Soreca) në tuiter.
Euroambasadori cicëroi në tuiter se mezi priste që ta takonte presidenten Ursula fon der Lajën përpara Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor më 6 tetor.
“Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës “Korab Muça” dhe Kopshtit “Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE-së në kuadër të programit “EU4School” pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”, – shkruajti zoti Soreka.
E lindur në 1958, Ursula Gertrud von der Leyen ka qenë pjestarja më afatgjatë në qeverinë federale të Kancelares në largim Angela Merkel ndërmjet viteve 2005-2019, përfshi si ministre e Mbrojtjes.
Ja axhenda e vizitës së zonjës Fon der Lajën në Shqipëri:
Në orën 08:50 fillimisht do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave.
Më pas do të zhvillohet një takim me kryeministrin Edi Rama.
Në orën 10:50 do të mbahet ceremonia e inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça” në Qerekë.
Në fund do të ketë një Konferencë të përbashkët për shtyp mes Ramës dhe Von der Leyen.
Ora 08:50 Ceremonia e mirëseardhjes për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen (Pallati i Brigadave)
Ora 09:00 Takim me Kryeministrin Edi Rama
Ora 10:50 Ceremonia e inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Korab Muça”, Qerekë
Ora 11:15 Konferenca e përbashkët për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.