Presidentja Osmani autorizon dërgimin e FSK-së në Turqi

Prishtinë, 6 shkurt 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme e në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë, për të mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për zbutjen e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme.

“Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentes Osmani.

Turqia jug-perëndimore dhe Siria veriore janë goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë preh 7.8 shkallësh të Rihterit. Sipas raportimeve të deritashme, më se 2.500 persona e kasnë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, tha më herët se 5.400 persona janë lënduar, ndërkaq 2.470 të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat.

Ai tha se afër 3.000 ndërtesa janë rrëzuar nga tërmeti.

“Për shkak se heqja e rrënojave po vazhdon në shumë ndërtesa që gjenden në zonën e tërmetit, ne nuk e dimë se sa do të rritet numri i të vrarëve dhe të lënduarve”, tha Erdogan.

Ai ka thënë se deri  më tani ka pranuar ndihmë nga rreth 45 shtete të botës.

Ekipet e kwrkim-shpëtimit dhe qytetarwt po vazhdojnë kërkimet pwr njerwz tw gjallw mes rrënojave në qytetet dhe vendbanimet e goditura nga twrmeti në gjithë zonën. Afër 9.000 persona po marrin pjesë në këtë operacion.

(r.m.)