Presidentja Osmani dekoroi kontingjentin e FSK-së që shërbeu në Turqi

Prishtinë, 21 shkurt 2023 – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka dekoruar me Medalje Presidenciale Ushtarake kontingjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që shërben në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi.

Në ceremoninëe dekorimit, ajo ka deklaruar se pjesëtarët e FSK-së që kanë marrë pjesë në  operacionin për shpëtimin e njerëzve nga rreënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti në Turqi kanë dëshmuar se janë të aftë të mbrojnë kombin ndaj kërcënimeve të jashtme”.

“Ushtarakët tanë janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit duke punuar pa ndërprerë për t’i gjetur të mbijetuarit dhe për tu ofruar ndihmë të plagosurve. Përpjekjet humanitare të ushtrisë sonë jo vetëm që i kanë ndihmuar njerëzit tanë, por gjithashtu kanë dëshmuar kapacitetet e shtetit tonë për t’u dalë në ndihmë miqve. Veprimet e tyre kanë treguar se ushtria jo vetëm që është e aftë të mbrojë kombin tonë ndaj kërcënimeve të jashtme, por gjithashtu është e përkushtuar për t’i ofruar mbështetje edhe kombeve mike”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani ka thënë se pjesëtarët e FSK-së njihen për trimëri dhe për shërbim ndaj shtetit dhe ndaj popujve vëllazërorë.

Sipas Ligjit për Dekoratat, Medalja Presidenciale Ushtarake u jepet personave për kontribut në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

(r.m.)