Prishtinë, 31 dhjetor 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovës qëgjenden në detyrë në pjesën veriore të vendit.
Presidentja Osmani, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se ajo, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar policët në detyrë në pikën kufitare me Serbinë në Jarinjë, në bazat policore në Jasenovik e Bërnjak dhe në kampin “Belvedere”.
Ajo ka treguar se disa njësi e zyrtarë policorë i ka dekoruar me Medaljen Presidenciale për Siguri, në shenjë vlerësimi për për shërbimin e tyre në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit në pjesën veriore të vendit.
“Në prag të ndërrimit të motmoteve, vizituam policët tanë në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’.
Së bashku me Ministrin Sveçla, i falenderuam për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit tonë e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri.
Po ashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani.
(r.m.)