Prishtinë, 23 maj 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot (e enjte) në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Zyra e Presidentes Osmani njofton se në këtë takim është diskutuar për bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare dhe për çështje të sigurisë në Kosovë, në dritën e kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia.
Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar edhe për çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve jo shumicë, për përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore si dhe enjë për sërë çështjesh të interesit të përbashkët.
Njoftimi i Zyrës së Presidentes Osmani:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve jo shumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët.
(r. m.)